Lideri i Çeçenisë: Instagrami po kontrollohet nga SHBA-të

Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, ka akuzuar rrjetin social Instagram.

Sipas tij ky rrjet i është nënshtruar presionit të SHBA-së, pasi ka hequr një video të tij, e cila tregonte një udhëheqës të opozitës ruse në shënjestër të snajperit. Instagram ka thënë se videoja “ka shkelur kërkesën për të respektuar anëtarët e tjerë” të rrjetit social.

Në një postim të ri në Instagram, Kadyrov ka thënë se është ndëshkuar pasi ka thënë “disa fjalë për qentë roje të SHBA-së”.

Videoja e tij ka treguar ish-kryeministrin rus, Mikhail Kasyanov, si objektiv të snajperit.

Kasyanov është kritik i madh i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Lideri çeçen më vonë i ka quajtur kritikët e Putinit “armiq” dhe “tradhtarë”. Kasyanov dhe politikanë të tjerë opozitarë rusë kanë thënë se videoja e Kadyrovit është kërcënim për vrasje, shkruan Lapsi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button