Instagram sjell një prej funksionaliteteve më të kërkuara

Biografia juaj në Instagram do të ketë deri në 5 lidhje tha CEO i Meta Mark Zuckerberg përmes një postimi në kanalin e tij në Instagram. “Mund të jetë një prej funksionaliteteve më të kërkuara,” shkruante ai, transmeton pcworld.al.

Përdoruesit mund të shtojnë lidhjet duke edituar profilin në aplikacionin mobil ku mund tu japin tituj dhe ti rendisin sipas dëshirës. Por nëse keni shtuar më tepër se një ldihje, kushdo që viziton profilin tuaj duhet të klikojë lidhjen e parë për të parë lidhjet e tjera.

Nëse keni më shumë se një lidhje në profilin tuaj në Instagram ose përdorin shërbimin si Linktree, përdoruesit duhet të bëjnë një klikim ekstra për të parë lidhjet tjera.

Është një funksionalitet që mund ta bëjë platformën më të dobishme sidomos në një kohë kur njerëzit po largohen nga Twitter pas blerjes nga Elon Musk.

Meta gjithashtu u inspirua nga Twitter duke ofruar një verifikim me pagesë por versioni i Meta ofron akses të drejtpërdrejt në kujdesin ndaj klientit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button