Bashkëthemeluesit e Instagram lançuan një “rrjet social” lajmesh me inteligjencë artificiale

Pas disa vitesh në heshtje, bashkëthemeluesit e Instagram Kevin Systrom dhe Mike Krieger janë rikthyer me një projekt të ri. Është një aplikacion i quajtur Artifact, një emër që sipas Systrom është vendosur për të personifikuar tre aspektet e aplikacionit që janë artikujt, faktet dhe inteligjenca artificiale.

E thënë thjeshtë është një aplikacion lajmesh që mbështetet mbi një algoritëm rekomandimi i ngjashëm me TikTok, transmeton PCWorld.al.

Kur lançoni me të parën Artifact, do të shikoni një kohështrirje qendrore të populluar nga artikuj të mediave si The New York Times. Ndërsa lexoni më shumë artikuj, aplikacioni do të fillojë të personalizojë kohështrirjen tuaj. Sipas Systrom, sistemi i rekomandimit të Artifact i jep prioritet kohës që shpenzoni duke lexuar disa subjekte të caktuara dhe jo klikimeve dhe komenteve për të personalizuar eksperiencën.

Ai tha se Artifact do të ketë lajme nga media të majta dhe të djathta dhe kompania nuk do të lejojë lajme të rremë të hyjnë në platformë. Në të ardhmen aplikacioni do të ketë edhe një komponent social, një kohështrirje që përmban artikuj nga përdorues që ndiqni.

Madje përdoruesit mund të diskutojnë për një artikull përmes mesazheve. Aktualisht Systrom dhe Krieger po financojnë vetë projektin. Ata thonë se Artifact përfaqësojnë përpjekjen e parë për të ri-imagjinuar mënyrën sesi ngjajnë aplikacionet sociale të gjeneratës së ardhshme.

Nëse dëshironi të provoni aplikacionin duhet ti bashkoheni listës së pritjes në iOS dhe Android.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button