Edi Rama: Kamerat intelegjente do të identifikojnë kriminelët

Në eventin tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, për uniformat e reja të policisë dhe vendosjen e kamerave në trupin e punonjësve të policisë, kryeministri Rama deklaroi se shumë shpejt kamerat inteligjente në rrugë do të identifikojnë kriminelët.

Vendosjen e kamerave në rrugët e vendit me standardet më të larta teknologjike dhe të lidhura dhe ato me këtë tru elektronik. Ky stacion tjetër me kamerat inteligjente në akset kryesore të Shqipërisë, do na krijojë mundësi të tjera për të qenë më të shpejtë, të saktë dhe të përgatitur për të reaguar në kohë reale ndaj krimit e çdo shkelje, dhe do të sjellë një nivel të ri të paqes, qetësisë e sigurisë për çdo qytetar e familje, sepse të gjithë nuk do të jenë më thjesht dhe vetëm të vetëdijshëm se me një klik mund të kenë aty pranë policinë. Por do kenë sigurinë se askush nuk mund t’u afrohet për t’u bërë keq pa lënë gjurmë. Dhe këto kamera inteligjente kanë kapacitetin e identifikimit shumë të shpejtë të kujtdo që bën keq, pa pasur nevojë për të bërë operacione kërkimesh e hetimesh”, u shpreh Rama.

Ai shtoi më tej se kamerat e vendosura në trupin e çdo polici, është një mënyrë për të shmangur korrupsionin dhe veprimet që bien ndesh me ligjin. “Ky program është një mundësi e pazëvendësueshme për të realizuar një transparencë të plotë. Transparenca i jep nje mundësi drejtuesve, punonjësve, qytetarëve, komuniteteve të lexojnë çdo aspekt të kësaj veprimtarie.

Trashëguam policinë më të paedukuar në Europë dhe rajon me nivelin më të lartë të moshës dhe analfabetizmit funksional dhe me një numër shumë të vogël se policitë në rajon dhe BE.

Vendosja e standardeve të reja është lehtë të thuhet, por shumë e vështirë që të bëhet. Besoj që sot duke parë edhe këtë grup që kemi përpara, jemi të sigurt se kemi bërë gjënë e duhur.

Rezultatet e arritura deri tani janë vetëm baza për rritjen e mëtejshme të tyre. Në Policinë e Shtetit nuk punohet sot për sot”, tha Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button