Lëvizja BESA dënon ashpër sjelljen skandaloze të BDI-së ndaj medieve shqiptare

Pas lajmit se BDI do të paditë media Lëvizja Besa ka dalur me një reagim ku thotë liria e shprehjes në Maqedoni vazhdon të jetë seriozisht e rrezikuar, gjë që evidentohet edhe në raportin e progresit si dhe në raporte të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare në të cilat Maqedonia renditet në mesin e shteteve ku është e cenuar rëndë liria e shprehjes, shtet ku mbretëron censura në media, ndërsa gazetarët profesionistë ballafaqohen me presione dhe kërcënime të vazhdueshme, e shpëshherë edhe me largime nga puna.

“Qëllimi i pushtetit ishte që të kontrollojë mediat dhe ato në vend që të shërbejnë për informimin e publikut, të shndërrohen në altoparlant propagandues për garniturat qeverisëse. Një konstatim i tillë është vërtetur edhe në Raportin e Misionit monitorues të OSBE dhe Këshillit të Evropës, të cilat monitoruan mënyrën e raportimit të mediave gjatë procesit zgjedhor, me ç’rast u konstatua se shumë prej medieve kanë raportuar në mënyrë të njëanshme në të mirë të pushtetit. Po ashtu, gjatë viteve të fundit, Maqedonia ka shënuar rënie në Indeksin për lirinë e fjalës të Reporterëve pa kufi dhe në indeksin e “Freedom House””, thuhet në reagim.

Sipas Lëvizjes Besa pushteti aktual po vazhdon mospërfilljen e kërkesave të faktorit ndërkombëtar.

“Pavarësisht shqetësimit të shprehur nga faktori ndërkombëtar, presionit të shoqërisë civile dhe përkrahësve të lirisë së shprehjes, me vendimin e fundit të qeverisë së Maqedonisë ku parashihet që të shpërndahen miliona euro për ato media që kanë qenë në shërbim të propagandës së këtij pushteti. Qeveria VMRO-BDI vazhdon me avazin e vjetër duke mos përfillur kërkesat e ndërkombëtarëve që burojnë nga Marrëveshja e Përzhinos, duke shpërndarë me miliona euro për mediat maqedonase pro qeveritare, ndërsa BDI në vazhdën e përpjekjeve për ngulfatjen e medieve tash së fundmi ka paralajmëruar edhe padi ndaj medieve të pavarura, sic është rastin me Gazetën Lajm.

Lëvizja BESA, sidomos kur kemi parasysh se këto kërcënime vijnë nga një parti shqiptare në pushtet, e cila ka dëshmuar shumë herë se për shqiptarët është “ujk”, ndërsa për palën tjetër “qengj”.

“BESA është e interesuar dhe do të vazhdojë të insistojë për media të lira dhe të pavarura”, mbaron reagimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button