Maqedonia dhe Bullgaria me ofertë të përbashkët për turistët e vendeve të treta

Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri realizoi takim dypalësh me një delegacion nga Republika e Bullgarisë  kryesuar nga ministrja e turizmit  Nikolina Angelkova  me temë thellimi i bashkëpunimit turistik mes dy vendeve.

“Maqedoninë vjet e vizituan  25 mijë turistë bullgarë, ndërsa në Bullgari kanë shkuar 470 mijë shtetas të Maqedonisë. Për tejkalimin e dallimit në këto numra, por edhe për përgatitjen e shërbimeve cilësore turistike të cilat do të tërheqin turistë nga vendet e treta, biseduan sot ministri i Ekonomisë Bekim Neziri dhe ministrja bullgare e Turizmit Nikolina Angelkova”, njoftojnë nga Ministria e Ekonomisë.

“Numri i turistëve nga Bullgaria në Maqedoni në tre vitet e fundit rritet në vazhdimësi dhe vjet ka arritur 25 mijë, por ky numër në krahasim me numrin e turistëve maqedonas të cilët e kanë vizituar Bullgarinë është shumë i vogël. Tendenca jonë është që të gjejmë mënyrë si të rritet ky numër”, deklaroi ministri Neziri pas takimit.

Siç informoi ministri Neziri , janë formuar tre grupe të përziera të punës të cilët për 15 ditë duhet të kumtojnë propozime konkrete për oferta të përbashkëta atraktive turistike për promovimin e tyre, si dhe projekte e aktivitete të cilat do të përmirësonin biznes klimën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button