Noel Gallagher thotë se albumi i tij është më i mirë se i Kanye West

Noel Gallagher ka marrë një goditje të fort nga Kanye West i cili gjatë javës së kaluar ka thënë se albumi i tij do të jetë “albumi më i mirë i të gjitha kohërave”.

Por, duket se Noel nuk po pajtohet me këtë gjë, transmeton Klan Kosova.

Reperi e bëri këtë deklaratë në Twitter kur i njoftoi fansat e tij se ai kishte ndryshuar emrin e albumit.

Gallagher ka postuar një foto në Instagram ku shihet gjatë një inçizimi në studio me grupin e tij, Flying High Birds.

“Pra Kanye mendon se ai është duke e bërë albumin më të mirë të të gjitha kohërave? Ju mund të shitni më shumë Zotëri Kanye, por NGHFB do të jetë më mirë…FAKT”, kishte shkruar ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button