Sela: Legjitimiteti i BDI-së u dogj me shtëpitë e djegura në Lagjen e Trimave

Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela në një intervistë për Klan Kosova ka theksuar se legjimiteti që po thirret BDI  me pushtetin e saj më në fund u dogj me djegien e shtëpive në Lagjen e Trimave në Kumanovë në Kumanovë.

“Në Lagjen e Trimave kishte terror dhe terrorizëm dhe kjo u ushtrua nga forcat policore, duke pasur parasysh se nuk pati paralajmërim. Ideja ishte që të shkohet dhe të vriten shqiptarët, bile u vranë edhe njerëz që për shqiptarët kanë qenë krenari”, theksoi Sela në intervistën për Klan Kosova.

Legjimiteti i fituar dhe që thirret nga BDI defacto u dogj me djegien e shtëpive të shqiptarëve në Kumanovë.

Sipas tij, politika maqedonase shtetërore krizat shtetërore i zgjidh përmes skenareve të montuara kundër shqiptarëve.

“Sa herë që kasta politike maqedonase do ti bëj bish ndonjë afere apo krize, zgjidhja nga jo krizë gjindet përmes montimit të proceseve të radhës. Kjo ishte me Lagjen e Trimave, ashtu siç ishte rasti i aferës së armëve në vitet e 90-ta, apo rasti Monstra, Sopoti, etj”, theksoi Sela.

Sipas tij, BDI shpejton që të shkojë në zgjedhje dhe duke lënë hapësirë që të bojkotoj opozita zgjedhjet dhe kjo parti më pas të manipulojë. Ai tha se BDI është në panikë dhe ka frikë nga humbja e pushtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button