Tërpenovski: Trysnitë ndaj ekipit të Janevës do të kenë kundër efekt (Video)

Trysnitë dhe përpjekjet për të devalvuar dhe prishur punën e Prokurorisë Publike, do të kenë efekt të kundërt, thotë ish prokurori Jovo Trpenovski, njofton Telegrafi.

Sipas tij këto sulme të orkestruara kundër prokurores speciale, Katica Janeva dhe ekipit të saj, vlerëson se nuk do të kenë ndikim në punën e tyre.

Trpenovski ende vlerëson se ajo që është marrë kundër Janevës dhe Prokurorisë Speciale qartë priten konfirimime të trysnive dhe obstruksioneve në mënyrë për ta zhvendosur vëmendjen drejt denigrimit të tyre. Pritet që presionet të jenë edhe më të mëdha.

Përveç kallëzimeve penale për prokurorët special, në periudhën e fundit, Janeva ishte në shënjestër dhe sulmit mediatik. Ajo publikisht ka shprehur revoltë në lidhje me mënyrën e raportimit dhe ka apeluar të jenë të përmbajtur nga deklaratat e pavërteta, etiketime në funksion të qëllimeve për përfitime politike të Prokurorisë Speciale. Më herët është kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme siguri të shtuar për anëtarët e prokurorisë për shkak të rrezikut të lartë për jetën e tyre dhe integritetin personal. Pavarësisht trysnive të tilla, një lloj pengese e Prokurorisë Speciale ka qenë mos miratimi i buxhetit për vazhdimin e punës.


EKSPERTI ZA SPECIJALNOTO JAVNO OBVINITELSTVO 31 01 by 24vesti

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button