Moti sot në Maqedoni

Moti sot në mbarë vendin e Maqedonisë për dallim nga ditët e kaluara, do të jetë më i ngrohtë dhe me periudha më të gjata të diellit, ose ndryshe, do t’i ngjajë më tepër ditës pranverore, njofton Portalb.

Megjithatë, temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 0 deri më 2 gradë celsius në vendet më të larta malore, ndërkaq në mbarë vendin nuk do të kalojnë mbi 5 gradë celsius. Temperaturat ditore do të lëvizin nga 12 deri në 15 gradë celsius në vendet më të larta malore, ndërkaq në mbarë vendin temperatura maksimale do të arrijë deri më 19 gradë celsius.

Shkupi do të ketë mot të ngjashëm, gjatë mëngjesit do të ketë nivel të ulët të mjegullave, ndërkaq gjatë ditës pritet që mjegullat të pastrohen. Temperaturat do të lëvizin nga 2 deri më 4 gradë celsius gjatë mëngjesit, ndërkaq gjatë ditës nuk do të kalojë mbi 14 gradë celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button