Janeva përpara Këshillit të Prokurorëve do t’i tregojë arsyet për shkarkimin e dy prokuroreve

Prokurorja speciale, Katica Janeva, sot përpara Këshillit të Prokurorëve Publik do t’i tregojë arsyet e shkarkimit të prokuroreve të ekipit të saj, Lejla Kadriu dhe Marija Gjorgjeva, njofton Portalb.

Nga kabineti i Prokurorisë Speciale kanë konfirmuar se ajo do të paraqitet para komisionit tre anëtarësh, që Këshilli e formoi për këtë qëllim.

“Nesër në ora 11, prokurorja speciale, Katica Janeva, do të paraqitet përpara Këshillit të Prokurorëve Publik. Ajo para Komisionit do t’i jep sqarime për shkarkimin e dy prokuroreve, Lejla Kadriu dhe Marija Gjorgjeva, e cila është në pajtueshmëri me ligjin. Këshilli i Prokurorëve ka të drejt ligjore të parashtrojë pyetje për punën e Prokurorisë Speciale”, deklaroi zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Lençe Ristovska.

Përndryshe, “Prokurorja speciale, Katica Janeva, i ka shkarkuar dy prokurorë nga ekipi i saj”, njoftoi fillimisht kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski, pasi mbarimit të seancës së fundit të Këshillit të Prokurorëve, në të cilën u diskutua për punën e Prokurorisë Speciale, pa praninë e Janevës.

“Dje kemi marr letër nga Prokuroria speciale se dy prokuroret vet kanë kërkuar që të largohen për shkak të zvogëlimit të vëllimit të punës. Ju e dini që para disa muajve kemi diskutuar mu për numrin e prokurorëve publik, se a duhet të ketë më pak apo më shumë. Në lidhje me këtë çështje, Këshilli i Prokurorëve formoi komision prej tre anëtarëve të cilët duhet ta shqyrtojnë rastin në fjalë. Tani duhet që të sillet vendim për zvogëlimin e numrit të prokurorëve. Këto ditë do të kemi mbledhje në të cilën, përveç dy prokurorëve të shkarkuar do të jetë e thirrur edhe Janeva e cila do të jep sqarim për situatën në fjalë”, tha Anevski, njofton Portalb.

Sipas Anevskit, Janeva me iniciativën e saj i ka larguar, prokuroret në fjalë, njëkohësisht, ajo prokuroreve u ka kërkuar që t’i kthejnë lëndët bashkë me argumentet, t’i pastrojnë dhe t’i lëshojnë zyrat.

Ditë më parë prokuroja e shkarkuar, Lejla Kadriu në një prononcim në “Kanal5”, ka deklaruar se vetëm prokurorja speciale, Katica Janea, e di arsyen e shkarkimit të saj.

“Vetëm prokurorja speciale, Katica Janeva e di se pse ne jemi të tepërt, ose pse ka marrë asi vendimi të njëanshëm, jo-korrekt dhe në papajtueshmëri me kodin etik të prokurorëve publik”, tha, prokurorja Lelja Kadriu.

“Kam punuar rregullisht sikur të gjithë prokurorët tjerë që janë atje. Për atë se ku është problemi do ta pyetni Katica Janevën. Ajo nuk na tha asgjë, vetëm se më nuk jemi pjesë e ekipit. Aq. Asgjë nuk na tregoi. Ne pyetëm, por asgjë. Nuk ka pasur asnjëfarë mosmarrëveshje deri në momentin që na tha të dalim nga zyra dhe t’i dorëzojmë lëndët. Nuk ka pasur asnjëfarë vërejtje, as më gojë, as me shkrim. Ne punuam në lëndët, ndërkaq ato lëndë janë dorëzuar me procesverbal për pranim-dorëzimin e kolegëve. Këshilli për atë ka kërkuar që nga fillimi që mjaftojnë 7 prokurorë, ndërkaq prokurorja ka menduar se duhet më shumë, dhe iu plotësua kërkesa e saj”, shtoi Kadriu.

Prokurorja speciale, Katica Janeva
Prokurorja speciale, Katica Janeva

Nga Prokuroria Speciale kanë dalë me deklaratë konkrete për rastin në fjalë, ku sipas tyre për ta mbaruar punën që e pret, Prokurorisë Publike Speciale i mjaftojnë 10 prokurorë.

“Është konstatuar se puna që ka për të bërë kjo Prokurori Speciale, aktualisht mjaftojnë dhjetë prokurorë. Duke pasur parasysh faktin se Prokuroritë Publike prej ku vijnë prokurorët publik, të propozuar në Këshillin e Prokurorëve Publik, këta prokurorë t’i shpërndajë nëpër prokuroritë nga të cilat janë përzgjedhur nga kjo prokurori publike”, thuhet në përgjigjen në Prokurorinë Publike Speciale.

Prokuroret më 20 janar, për shkarkimin e tyre janë ankuar dhe e kanë paraqitur rastin te Këshilli i Prokurorëve. /Portalb

Lexo: Janeva: Për punën që kemi mjaftojnë 10 prokurorë

Lexo: Anevski: Janeva i ka shkarkuar dy prokurore nga ekipi i saj

Lexo: Janeva nuk merr pjesë në seancën e Këshillit të prokurorëve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button