Ekskluzive: Mavraj selam Shqipërisë, merreni Enis Bardhin

Shumë është përfolur për talentet shqiptare anë e mbanë vendeve të ndryshme evropiane, që kanë marrë shtetësi të huaj e që kombëtarja shqiptare pak nga ta ka arritur ti bëjë për vete.

Ndërsa deri më tani ende nuk ka asnjë shqiptar nga Maqedonia që të ketë luajtur për kombëtaren shqiptare e asnjë prej tyre as që ka marrë as ftesë që të veshë fanellën kuqezi.

Janë të shumtë talentet tanë që nëse nisim ti numërojmë nuk do të na dalin fletët, por thjesht ky shqetësim është edhe për futbollistin e kombëtares Mërgim Mavraj, i cili është i pari që flet për talentet shqiptarë në Maqedoni. 

Dje Portalb ka publikuar lajmin ekskluziv për kalimin e Bardhit nga Brondby të KSF Birklik, ku talenti 18 vjeçar Enis Bardhi do të luajë për ekipin e parë në Divizionin e Dytë të Suedisë. Pikërisht ky rast ka alarmuar Mavrajnë për tu kërkuar përgjigje përmes faqes së tij zyrtare në facebook.
“Nuk e kuptoj FSHF-n se përse nuk bën trysni për të marrë talentet shqiptare që jetojnë në Maqedoni, janë shumë ata që sot po shkëlqejnë dhe të gjithë të gjeneratave të reja. Njëri prej tyre është Enis Bardhi, talenti që ka më se të sigurt të ardhmen. Sot po kalon ditë e përditë nëpër shumë klube me traditë dhe me emër. Në intervistën qe pata me te e pyeta se përse nuk vinte të luante me Kombëtaren tonë, ai u përgjigj se nuk e ka thirrur askush, ai luan tashme për U-19 të Maqedonisë dhe ka ëndërr që të luaj për Kombëtaren e tij dhe të të gjithë shqiptarëve”, ka treguar Mërgim Mavraj i cili më pas ka shtuar duke ju drejtuar edhe menaxherëve . 
“Menaxherë të nderuar të Kombëtares, ju lutem mos i lini të ikin lojtarët tanë, ju lutem përvishuni punës për ta vesh Enisin Kuq&Zi, e jo ta humbim edhe atë, siç kemi humbur shumë të tjerë”, ka thënë Mavraj. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button