Aksidentohen 70 makina në Slloveni
Të paktën katër persona humbën jetën dhe 29 të tjerë u plagosën në një prej aksidenteve më të rënda që kanë ndodhur në Slloveni.
Ngjarja ndodhi në një autostradë që lidh kryeqytetin Ljuabjana me gjirin e Adriatikut.
Policia sllovene njoftoi se në përplasjen masive u përfshinë mbi 70 automjete. Për shkak të vargut të gjatë të makinave të përplasura, u bë edhe më e vështirë ardhja e ndihmës së shpejtë.
Mediat shkruajnë se numri i viktimave ka gjasa të jetë edhe më i lartë.
Autoritet vendase thanë se shkak i aksidentit të rëndë ishte shikueshmëria tepër e ulët prej mjegullës së dendur, distanca e afërt midis makinave, si edhe shpejtësia e lartë.
Mes automjeteve të përplasura kishte edhe disa autobusë e kamionë. Qarkullimi në aksin rrugor ku ndodhi aksidenti është pezulluar, transmeton TvKlan.