Shkenca në aksion, Zika epidemi në progres

Simptomat duken mjaft normle: një grip si lloj sëmundjeje nganjëherë me përlotje të syve por ato lënë pasoja të mëdha në zhvillimin e fetusit.

Virusi Zika, një infeksion alarmant dhe shqetësues që është përhapur tash e sa ditë.

Zika po prek zakonisht mijëra foshnje e që të tilla po vuajnë një jetë me tru jo të zhvilluar e që koka e tyre është në një formë jo normale, transmeton Klan Kosova.

Që nga tetori i vitit 2014 pothuajse 4 mijë foshnje në Brazil, kanë lindur me një anomali të tillë.

Disa zona ku më së shumti janë prekur nga ky virus, tashmë kanë shpallur gjenjde të jashtzakonshme, e që mjekët po përshkruajnë dicka të tillë si një epidemi në progress, që shumë lehtë mund edhe të bëhet edhe më alarmante tek vendet tjera.

Poashtu si pasojë e kësaj gjendjeje shumë gra, vajza në vendet  ku më shumë është përhapur  virusi Zika, po këshillohen që të vonojnë sa më shumë në mbetjen shtatëzënë për shkak të shëndetit të foshnjave të tyre.

Megjithatë ky është një virus i cili sipas ekspertëve mjekësor është duke u përhapur vrullshëm e që për një epidemi të tillë tashmë po angazhohen e gjithë shkenca globale nëse do mund të sillet një vaksinë që do të parandalonte dicka të tillë të paktën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button