Ikën Hazard? Chelsea sulm për Griezmann

Antoine Griezmann te Chelsea nëse largohet Eden Hazard. Është ky lajmi i bujshëm që publikon e përditshmja britanike Daily Mail.

Për sulmuesin belg të Bluve të Londrës interesohet Reali i Madridit dhe nëse Hazard vendos ta vazhdojë karrierën në kryeqytetin spanjoll, presidenti i klubit londinez rusi Roman Abramovich do të hidhet në sulm për të afruar në skuadrën e tij verën e ardhshme francezin e Atleticos.

Te Chelsea kanë gati një ofertë prej plot 60 milionë Paund rreth 79 milionë Euro për të bindur Los Colchoneros. Grizemann në fakt ka shkëlqyer me paraqitjet e tij gjatë 2 sezoneve të fundit dhe për shërbimet e 24-vjecarit përvec Chelsea-it interesohen shumë klube të mëdha përfshirë këtu edhe Realin e Barcelonën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button