Hapen eko – tregje në Maqedoni

Prodhimet tradicionale ekologjike të rajonit Mavrovë – Rostushë, tashmë do të keni mundësinë t’i gjeni dhe t’i bleni në dy tregje të posaçme, njofton Telegrafi.

Dy tregjet janë hapur zyrtarisht në suaza të projektit ”Promovim i eko – prodhimeve në hapësirë ndërkufitare”, i financuar nga Bashkimi Evropian, si pjesë e IPA programit për bashkëpunim ndërkufitar në mes të Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Në të dy tregjet mund të gjeni prodhimet më të ndryshme tradicionale të qumështit, mjaltë dhe fruta mali. Sipas banorëve lokal, një organizim i këtillë do ta rritë plasmanin e këtyre prodhimeve që për ata paraqet ekzistencën e vetme.

Eko – tregjet janë të mirëseardehura edhe për banorët e rajonit Mavrovë – Rostushë të cilët për të siguruar prodhimet e këtilla, duhej që të udhëtonin në tregjet e Dibrës dhe Gostivarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button