Turqi, dhjetëra të vdekur nga fundosja e anijes me të huaj

Si pasojë e fundosjes së një anijeje e cila trasportonte të huaj në përpjekje për të kaluar nga brigjet e Turqisë drejt ishullit Lesbos të Greqisë, numri i të vdekurve është rritur në 33 persona, 75 persona janë shpëtuar ndërsa kërkimet në rajon vazhdojnë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate të Rojes Bregdetare turke thuhet se pas një sinjali për ndihmë të marrë rreth orës 04:50 të mëngjesit të sotëm forca të shumta të ekipeve të shpëtimit kanë shkuar në vendngjarje. Roja Bregdetare e ka gjetur anijen gjysmë të fundosur si dhe ka rastisur në shumë klandestinë në anije dhe detë.

Në dekaratë thuhet gjithashtu se menjëherë pas thirrjes për ndihmë ekipe rojes bregdetare, një ekip polumbarësh në mbështetje nga forcat ajrore kanë nisur operacionin e shpëtimit.

”Gjatë operacionit të kryer 42 klandestinë janë shpëtuar, janë gjetur 15 trupa të klandestinëve të mbytur si dhe 9 trupa të klandestinëve brenda në anije. Ndëkrohë 33 klandestinë kanë mundur të dalin në breg dhe janë ndaluar nga Xhandarmëria. Xhandarmëria gjithashtu ka gjetur 9 trupa të pajetë të kalndestinëve në breg. Operacioni i kërkim-shpëtimit është ende duke vazhduar pasi nga marrja në pyetje e klandestinëve nuk është bërë e mundur përcaktimi i numrit të personave që ndodheshin në anije” thuhet ndër të tjera në deklaratën e rojes bregdetare.

Nga ana tjetër më parë sipas informacioneve paraprake të rojes bregdetare turke thuhej se 43 persona janë shpëtuar pas fundosjes së një anijeje në rajonin e Çanakkales. 10 nga të huajt që ndodheshin në varkë nuk kanë mundur të shpëtojnë. Në njoftim thuhej se 5 nga personat e mbytur janë fëmijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button