Konsumimi i shegës mbron nga kanceri dhe gripi

Shega është një frut që përmban shumë antioksidantë dhe është shumë e pasur me vitaminë C, kurse rekomandohet konsumi për shkak të fuqisë që ka për të mbrojtur njerëzit nga infeksionet e kancerit dhe gripit.

Në lidhje me këtë temë për Anadolu Agency (AA) foli Ali Unal, profesor në Departamentin e mjekësisë interne, në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Erciyes në qytetin Kayseri të Turqisë.

Unal tha se çdo sezon i vitit ka frutat ose perimet përkatëse të cilat i kërkon organizmi. Nëse konsumohen të freskëta, ato kanë aftësi të pengojnë sëmundje të caktuara të cilat janë specifike për këtë periudhë kohore.

“Shega është një pemë shumë e pasur me vitaminë C dhe konsumimi i shegës apo lëngut të saj të freskët forcon sistemin imunitar”, tha Unal.

Ai shtoi se shega përmbanë antioksidantë, vitaminat A dhe E, prandaj në mënyrë afatgjate shkatërron qelizat e kancerit në trup.

“Në këtë mënyrë njerëzit mund mbrohen nga mundësia e kancerit dhe gripit. Në rastin e gripit, me ngrënien e shegës, shërimi mund të jetë shumë më i shpejtë dhe më i lehtë sepse ajo mban sistemin tuaj imunitar të fortë. Prandaj, unë besoj se shega është një nga frutat më të rëndësishme në dimër”, tha Unal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button