Rama: ‘JO’ asgjësimit të armëve kimike siriane

Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryeministri Rama u shfaq i përpiktë në orën 17:00 për të komunikuar vendimin e qeverisë lidhur me armët kimike.

Qeveria shqiptare i tha zyrtarisht jo ardhjes së armëve kimike të Sirisë në Shqipëri. Pas protestave në rrugë të qindra e mijëra qytetarëve shqiptarë, kryesisht të rinj kryeministri Edi Rama është sinkronizuar me qëndrimin e tyre, duke refuzuar kështu kërkesën e partnerit dhe aleatit tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një rrëfim të gjatë për opinionin publik dhe ata që protestonin përballë Kryeministrisë, Rama tha se nuk do të mund të merrte kurrë, për asnjë arsye asnjë vendim që do të cënonte apo vinte në rrezik jetën e qytetarëve.

“A mund dhe a duhet t’u thoshte jo në parim SHBA-ve Shqipëria. A mund të imagjonohej se SHBA ia hoqi duart armëve kimike një vrasësi për të vrarë më pas shqiptarët? Kjo është pjesa e vështirë pa të cilën sot Milosheviqi mund të ishte ende në qafën e gjysmës së shqiptarëve. Sot pakkush dëshiron të kujtohet për bombat e Amerikës që çliroi gjysmën e kombit tonë. 

Bombat e Asadit sipas PD dhe dezinformuesve kryeministri I Shqipërisë kërkon t’i plasë në Shqipëri. Dua t’i shoh në sy të gjithë, ata që më besuan në 23 qershor dhe janë të frikur nga skenaret e apokalipsit.

Lajme të ngjashme

Back to top button