Moti sot në Maqedoni

Moti sot në mbarë territorin e Maqedonisë do të jetë i ngjashëm me atë të ditës së djeshme. Mëngjesi do të jetë i vërshuar nga mjegullat, ndërkaq gjatë ditës pritet që mjegullat të pastrohen dhe të ketë paraqitje të kohëpaskohshme të diellit, njofton Portalb.

Temperaturat gjatë paradites së sotme do të lëvizin nga -6 deri më -5 gradë celsius në vendet më të larta malore, ndërkaq në mbarë vendin do të lëvizin nga -4 deri më 3 gradë celsius. Temperaturat ditore do të lëvizin nga 9 deri më 11 gradë celsius në vendet më të larta malore, ndërkaq në mbarë vendin temperatura maksimale nuk do të kalojë mbi 15 gradë celsius.

Moti të ngjashëm do të kemi edhe në Shkup. Kryesisht me mjegulla gjatë paradites, ndërkaq gjatë ditës me paraqitje të kohëpaskohshme të diellit. Temperaturat do të lëvizin nga -2 deri më 0 gradë celsius gjatë paradites, ndërkaq të njëjtat nuk do të kalojnë mbi 10 gradë celsius gjatë ditës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button