Britani, 140 euro në muaj për nënat që u japin gji foshnjave të tyre

Britania është vendi i vetëm që shpërblen me para nënat që u japin gji fëmijëve të tyre, ndërsa disa vende të tilla, si Venezuela, kanë praktikuar një motivim më rigoroz për nënat, do të thotë dënohen nëse nuk u japin gji fëmijëve të tyre.

Britania synon për të luftuar nivelin e ulët të të ushqyerit me gji të fëmijëve dhe tani ofron kompensim financiar për nënat që u japin gji për aq kohë sa fëmija i tyre ka nevojë, transmeton albinfo.ch.

Me këtë metodë synojnë të stimulojnë nënat që ushqejnë me gji foshnjat e tyre. Ideja është ende në fazën eksperimentale dhe së shpejti do të shtrihet në gjithë vendin.

Në pjesën qendrore të Britanisë, ku filloi eksperimentimi, nënat kishin pranuar 140 € në muaj për ushqyerjen e fëmijëve me gji.

Eksperimenti do të vazhdojë me gratë e familjeve të varfra deri në mars 2014. Autoritetet britanike kanë vendosur për të marrë këtë hap në zonat e varfra, sepse foshnjat në zonat e pasura më shumë ushqehen me të dhënit gji.

Britania është vendi i vetëm që shpërblen financiarisht nënat që ushqejnë fëmijët e tyre me gji.

Lajme të ngjashme

Back to top button