Besimi, humb shpresat për anëtarësimin e vendit në BE

Zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi, është kthyer në një skeptik për mundësinë e marrjes së datës për negociata me BE-në. 

Një muaj para Samitit të BE-së në dhjetor, Besimi, që është mbase politikani më i informuar për proceset integruese, thotë se nuk mund të pritet të merret data, nëse nuk zgjidhet paraprakisht çështja e emrit. 

Megjithatë, sipas tij, nëse do t’i jepej vendit tonë mundësia të zhvillonte bisedimet për emrin, paralelisht me ato për integrimin, kjo do të përbënte sinjalin se “BE është e interesuar fort për anëtarësimin e Maqedonisë”.  

Komisioni Evropian (KE) rekomandoi në Raport-Progresin e saj hapjen e kapitujve 23 dhe 24 dhe përcaktimin e një kornize kohore, brenda së cilës do të zgjidhej kontesti, në fazat e para të negociatave me BE-në.

Por, zv.kryeministri thotë se nuk ka asnjë garanci se shtetet-anëtare të BE-së do ta pranonin këtë propozim të KE-së, në Takimin e Këshillit të BE-së në dhjetor.

Lajme të ngjashme

Back to top button