Gjeorgjiev: Rama nuk përmendi çështjen e armëve siriane, kur ishte në Shkup

Kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë vizitës së tij në Maqedoni në takimin e tij me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe presidentin Gjorge Ivanov nuk e ka informuar Shkupin zyrtarë për iden e shkatërrimit të armëve kimike në afërsi të kufirit me shtetin e Maqedonisë, reagojnë nga Qeveria e RM-së.

Zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjeorgjiev, ka thënë për mediat maqedonase se Rama nuk ka hapur fare çështjen e depozitimit në Shqipëri të armëve siriane, ndonëse në kohën që ishte zhvilluar vizita, kryeministri shqiptar rezulton të kishte dhënë PO-në e tij. 

Shkupi zyrtar, megjithatë, nuk ka ende asnjë qëndrim për këtë çështje, sepse pret vendimin përfundimtar të Tiranës. 

Lajme të ngjashme

Back to top button