Xavi dhe Neymar: Messi do të kthehet më i fortë

Në shtëpinë blaugrana e gjithë vëmendja është tek Leo Messi, dëmtimi i të cilit do të lërë katër herë “Topin e Artë” për një kohë të gjatë në bokse. Barcelona është në rrugën e duhur në kampionat ku kryeson e vetme si dhe me biletën e prerë për në 1/8 e finaleve të Champions League.

Por dëmtimi i argjentinasit ka prishur humorin në Katalunjë, pasi kjo është ndalesa e tretë për Messin që nga sfida e prillit ndaj PSG sezonin e kaluar në Champions League. Tashmë hijet e dyshimit janë ngritur mbi të ardhmen e Messit, pasi janë të shumtë ata që mendojnë se La Pulga nuk do të rikthehet më ai i zakonshmi.

Por mesfushori Barcelonës dhe kombëtares Spanjolle Xavi Hernandez mendon se 26-vjecari do të kthehet më i fortë se më parë, pasi e konsideron Leon një njeri të fortë nga ana psikologjike dhe nuk ka nevojë për fjalë por gjithmonë përgjigjen e jep nëpërmjet fushës. Sipas Xavit, numri 10 i Barcelonës ka eksperiencë të mjaftueshme për të kuptuar se cfarë është më e mirë dhe si funksionojnë gjërat në futboll. 

Madje zëvendës kapiteni i Barcelonës thekson se për Messin nuk duhet folur por vetëm admiruar dhe shijuar në cdo gjë që bën. Të njëjtën linjë me fantazistin mban edhe sulmuesi Neymar, i cili shpreh keqardhjen për dëmtimet e njëpasnjëshme të futbollistit që ai e konsideron më të mirin në botë për momentin, Messi. Braziliani shton se kura më e mirë për një futbollist të dëmtuar është rikthimi në stërvitje dhe në lojë, duke shpresuar që Leo të kthehet sa më shpejt për të ndihmuar skuadrën e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button