Amendamentet e RDK-së, irritojnë deputetët e BDI-së

Në debatin për amendamentet e buxhetit për vitin 2014, përfaqësuesit e opozitës, vlerësojnë se përfaqësuesit qeveritarë vazhdojnë me avazin e vjetër të injorancës deh mospërfilljes, duke i paraqitur gjerat se ndodhin për herë të parë në Maqedoni, falë buxhetit të hartuar nga qeveria. 

Pas një debate të ashpër në  mes Makradulit dhe ministrit Stavrevski, në ditën e dytë të debatit, amendamentet e RDK-së, kanë sjellë shqetësimin e deputetëve të BDI-së. 
RDK ka kërkuar me amendamentet e propozuara shtimin e bllok-dotacioneve për arsimin fillor dhe të mesëm dhe për kulturë, për komunat me shumicë shqiptare. 

Deputeti i BDI-së, Rexhail Ismaili, ka braktisur sallën sa herë janë diskutuar amendamentet e RDK-së për Komunën e Likovës, prej nga dhe vjen ai. 

Kjo ka sjellë reagimin e deputetes Flamure Demiri Kreci, e cila ka dënuar këtë sjellje papërgjegjësie të deputetit të BDI-së. 

“Të mos habiten qytetarët shqiptarë të Likovës për gjendjen ku ndodhen. E gjitha është pasoja e moskujdesit të funksionarëve të BDI-së”, ka deklaruar deputetja, duke iu referuar kolegut të saj nga BDI. 

Lajme të ngjashme

Back to top button