Vanhojte: Zgjedhjet në të cilat nuk marrin pjesë të gjithë janë problematike

Lehtësuesi belg, Piter Vanhojte, vlerëson se nëse nuk ka kohë të mjaftueshme për përgatiten e zgjedhjeve, ato mund të jenë problematike. Gjithashtu ai tha se zgjedhjet në cilat nuk marrin pjesë të gjitha partitë politike, janë problematikë për demokracinë dhe shtetin, njofton Portalb.

Sipas tij, përgjegjësinë e kanë pushteti dhe opozita, ndërkaq koalicioni në pushtet duhet që të krijojë kushte për zgjedhje atraktive për opozitën.

Përndryshe, LSDM mbrëmë, ka dalë me propozime konkrete në grupin e punës për të cilat vlerëson se do të zgjidhin çështjen e Listës Zgjedhore dhe të mediave.

LSDM është gati të heqë dorë nga propozimet paraprake rreth metodologjisë së pastrimit të listës zgjedhore të propozuar nga KSHZ,  me kusht që të VMRO, BDI dhe PDSH të pranojnë propozimin e ndërmjetësuesit Van Hojte  për mediat.

“Pastrimi i listës zgjedhore dhe reforma në media, janë parakusht kryesor për zgjedhje korrekte dhe demokratike. Nëse kjo nuk pranohet nga VMRO dhe pjesëmarrësit e tjerë në bisedime, kjo do të thotë se ata nuk janë për zgjedhje të drejta dhe  demokratike”, tha  Damian Mançevski nga LSDM.

Në lidhje me propozimin e VMRO-së për mediat, nga LSDM thonë se janë absolutisht të papranueshme , por jo vetëm nga LSDM por edhe nga vetë organizatat mediale.

Sot nuk do të ketë bisedime pasi ndërmjetësi Van Hojte paralajmëroi se do të shkojë për konsultime shtesë në Bruksel. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button