Jahjaga: Do të jem edhe në veri

Presidentja, Atifete Jahjaga, ka vazhduar me turneun e saj nëpër komunat e Kosovës. Ajo, e shoqëruar nga përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Amerikane dhe Odës Ekonomike Gjermane, të mërkurën ka vizituar Vushtrrinë, Skenderajn dhe Drenasin, si dhe Fushë Kosovën në kuadër të iniciativës për përkrahje të zhvillimit ekonomik të komunave dhe bizneseve të huaja nëpër komuna të Kosovës në përfundim të mandatit të saj.

Presidentja Jahjaga për medie është prononcuar vetëm në Vushtrri, derisa premtoi se në iniciativën e saj do t’i vizitojë edhe komunat veriore.

Në takimin me kryetarin e Vushtrrisë, Bajram Mulaku, presidentja Jahjaga foli për iniciativën e përbashkët që ka marrë në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës, ato Amerikane e Gjermane, për t’i vizituar bashkërisht komunat e Kosovës për t’i dëgjuar hallet që lidhen me zhvillimin ekonomik lokal, zbatimin e projekteve, si dhe përkrahjen e investimeve të huaja nëpër komuna.

“Deri më tani kemi vizituar 17 komuna në Kosovë me qëllim që përmes kësaj iniciative të përbashkët të takimeve me kryetarë të komunave të Kosovës të njihemi me problemet me të cilat ballafaqohen komunat dhe t’i identifikojmë ato. Të gjitha këto probleme po përpiqemi t’i harmonizojmë që të mundë të kemi një fotografi të qartë se si mund të bëhet përmirësimi i tyre”, theksoi Jahjaga.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button