KM Tefejuz feston ditëlindjen me turne

Nesër (e shtunë), në sallën sportive të Shkollës Fillore “Adem Jashari” (ish-“7 Marsi) në Çair, klubi i mundjes “Tefejuz” organizon turneun e dytë ndërkombëtar për kadetë “13 Nëntori”, e po të njëjtën ditë klubi feston edhe 20-vjetorin e themelimit. 

“Shpresojmë që gjithçka të kalojë në mënyrën më të mirë, ne jemi përgatitur shumë për këtë turne që të ketë mundje sa më kualitative. Garat e para fillojnë në ora 11:00, kurse hapja solemne është paraparë të fillojë në orën 14:00. Finalet zhvillohen pasdite me fillim nga ora 15:00, kur edhe menjëherë më pas do të shpallen më të mirët e këtij turne si dhe do të ketë mirënjohje të ndryshme”, ka thënë Nazmi Aliu, koordinatori KM “Tefejuz”.

Në këtë turne ndërkombëtarë pjesëmarrjen e kanë paralajmëruar 6 shtete si: Shqipëria, Kosova, Turqia, Bullgaria, Franca dhe nikoqirët nga Maqedonia. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button