Senati i SHBA: Thirrje për pranim të Maqedonisë në NATO

Dejmon Uilson, nënkryetari ekzekutiv i Senatit atlantik të SHBA-së, në dëshminë e djeshme para Komisionit të punëve të jashtme të Senatit amerikan, i bëri thirrje SHBA-së që të sigurojë pranimin e Maqedonisë dhe të Malit të Zi në NATO, si pjesë e axhendës më të gjerë për integrime në Evropën Lindore. 

“SHBA-ja  duhet që të japë një nxitje të re të proceseve integruese me atë që do të  kryesojnë proces për pranimin e Maqedonisë dhe të Malit të Zi në NATO dhe për hapjen e NATO PAM proceseve për Bosnjën dhe Gjerogjinë”, deklaroi Uilson, ish funksionar i lartë ushtarak në Senat për sigurinë kombëtare në SHBA dhe në kabinetin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Xhorxh Robertson. 

Uilson foli në panelin e tre ekspertëve të ftuar që të dëshmojnë para Komisionit të politikës së jashtme të Senatit të SHBA-së, në seancën me të cilën kryesonin senatorët Kristofer Marfi dhe Ron Xhonson. 

NATO-ja  vitin që vjen mban samit në qytetin britanik Njuport dhe në kuadër të përgatitjeve  që janë në vazhdim, shqyrtohet edhe çështja nëse samiti mund të jetë samit i zgjerimit, me Maqedoninë dhe me Malin e Zi si kandidiate që konsiderohen si të gatshme për anëtarësim, ndërsa Bosnja dhe Gjeorgjia si vende aspirante. 

Tema kryesore e debatiti në Senat ishte organizimi i samitit në Uilnus, në të cilin pritet hapja e perspektivave evropiane për shtetet si Ukraina, Gjeorgjia, Moldavia Azerbajxhani, Armenia dhe Bjellorusia.

Lajme të ngjashme

Back to top button