Future nuk do të bashkëpunojë me policinë

Reperi amerikan, Future, është bërë i vështirë për t’u kontaktuar nga ana e policisë, të cilët janë në kërkim të zbardhjes së rastit të vdekjes së rojtarit të tij Michael Phillips.

Burimet afër reperit thonë se ai është shkatërruar nga vdekja e papritur e Big Mike, por nuk ka punuar me të që nga viti 2012.

Bëhet e ditur se Future nuk ka informacione rreth asaj se çfarë ndodhi në momentet e vdekjes së tij. Por në të njëjtën kohë thuhet se ai refuzon të flasë me policinë, madje edhe t’i thotë se nuk di asgjë.

Policia ka shumë pista, por jo të dyshuar. Ata presin ta hapin Rolodex-in e tij, me shpresë që kontaktet e tij t’i ndihmojnë sado pak në zbardhjen e çështjes, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button