Letra e dashur e Albert Einstein për djalin e tij

Në vitin 1915, gjeniu Albert Einstein, ishte në moshën 36 vjecare, po jetonte kohën e luftës së Berlinit me kushërirën e tij Elsa, e cila përfundimisht do të bëhej edhe gruaja e tij e dytë. Të dy djemt e tij, Hans Albert Einstein dhe Eduard ‘’Tete’’ Einstein ishin larguar së bashku me gruan e tij Mileva, për në Zurich.

Pas 8 vitesh të gjata kohë të përjekjeve të tij të Teorisë Speciale të Relativitetit, e cila do të sjellte atë në njërin prej më të famshme në gjithë botën, bëri që gjithcka të përmbledh vetëm në dy faqe. Albert, dërgoi djalit të tij 11 vjecar Hans Albert Einstein, një letër e cila u gjet në arkivën e ‘’Letrat e Amerikanëve të Mëdhenjë për Fëmijët e Tyre’’, transmeton Klan Kosova.

‘’I shtrenjti Hans Albert..

Dje unë pranova letrën tënde kaq të dashur për mua dhe jam shumë i lumtur për të. Të them të drejtën isha i frikësuar se ti nuk do të më shkruaje më asnjëherë. Ti më tregove kur isha në Zurich, se është kaq e vështirë për ty jeta në Zurich. Prandaj unë mendoj që është më mirë për të dy të jemi në një vend ndryshe, ku askush nuk do të ndërhyjë në jetën tonë të rehatshme. Unë në cdo rast do të doja që ti të vlerësoje që cdo vit të kaluar ne kemi shpenzuar një muaj të tërë së bashku, por që të shohësh që ju keni një baba që është dhënë pas jush shumë dhe ju do pa masë.

Ti gjithashtu mund të mësosh shumë gjëra të mira për jetën dhe të bukura poashtu nga unë, dicka tjetër nuk është edhe e lehtë të të ofrojë. Ajo cfarë unë kam arritur nga puna ime e pandalshme nuk do të jetë vetëm për të huajt por ajo iu dedikohet sidomos djemëve të mi. Këto ditë unë kam përfunduar një nga veprat më të bukura të jetës time, e kur ju të jeni rritur do të ju tregojë për atë.

Unë jam shumë i kënaqur që ju gjetët gëzimin në piano. Kjo dhe mjeshtëria sipas mendimit tim janë ndjekjet më të mira edhe se sa një shkollë, për moshën tuaj. Sepse ato janë gjëra që iu përshtaten goxha mirë personave të ri si ju. Kryesisht kërkoj nga ju që të luani piano, edhe nëse mësuesi juaj nuk iu cakton dicka të tillë. Kjo është mënyra për të mësuar më shumë se sa kur ju jeni duke bërë dicka tjetër për kënaqësi e nuk e vëreni se koha kalon. Unë aq shumë përkushtohem në punën time sa që harroj nganjëherë, harroj për vaktin e mesditës. Gjithashtu luaj me Tete’n (Djali i dytë i Einstein), lojën e hedhjes së unazës. Ajo ju mëson për shkathtësitë. Gjithashtu vizitoni edhe mikun tim Zangger ndonjëherë. Ai është një njeri i dashur.

Më puth Teten për mua.

Babi.

Përqafime për Mamin..”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button