Britanikët e Crown Agents ikin nga Shqipëria: Korrupsion dhe evazion në dogana

Shkëlqim Cani: Kompania Crown Agents vitin tjetër do të iki nga Shqipëria. Jam i pakënaqur me punën e doganave, ka kontrabandë dhe evazion…

Në një intervistë për gazetaren Aurora Sulçe në Ora News, ministri i Financave, Shkëlqim Cani tha ndër të tjera se kompania britanike e kontrollit në dogana, Crown Agent do të largohet nga Shqipëria vitin tjetër.

Kujtojmë se vetë kompania i ka shkruar një letër Kryeministrit Rama ku tregonte se në dogana ka kontrabandë, arrogancë dhe se bashkëpunimi me shqiptarët është i vështirë.

Pjesë nga intervista e ministrit Cani

Si e vlerësoni ju punën e doganave dhe a jeni i kënaqur nga puna e Crown Agents?

Cani: Kryesisht mosrealizimi i të ardhurave është nga doganat dhe jo nga tatimet…Si mund të jem i kënaqur? Përgjigja është: nuk jam i kënaqur nga puna e doganave, përderisa ato nuk kanë realizuar objektivin.

Ne bëmë buxhetin e vitit 2016. Kemi shkruar në relacion: Ne do të realizojmë këtë nivel të ardhurash, por duke meduar që niveli në çmimet e naftës, kromit nuk do të lëvizjë përtej këtij limiti. Në atë kohë mu bë një vërejtje që e mirëprtia, që nuk keni  vlerësim siç duhet të ecurisë së tregjeve ndërkombëtare etj.

Sot me këtë çmim nafte që jemi, nga 25 lekë që do merrnim ne marrim 20 lekë/l. Është 20% ulje dhe efekti është 3 mld lekë.

Kush është faji i administratës?

Cani: Faji i administratës është: Si është e mundur të bjerë në mënyrë kaq drastike sasia e cigareve të importuara? Nuk mund ta pranoj që importet e cigareve kanë arritur në këtë nivel. Pse? Mund të merrni faktorë që ka ranë pirja e duhanit dhe ka një të vërtetë. Por, nëse kjo rënie është nga 2-5 % pjesa që ka rënë më shumë duhet kërkuar në faktorqë të tjerë. Është e vërtetë, po aq e vërtetë sa importet janë zëvendësuar me prodhim vendas. Pse? Sepse po ra pagesa për energjinë elektrike në shtresat relativisht të varfëra që ishin mësuar pa pagësë, tani 30% do të detyrohen ta riformatojnë dhe do të kujdesen më shumë për ushqimet bazë. Do marrin jo më cigare Marlboro, por do ta marrin të dredhur.

Ka rritje të kontrabandës?

Cani: Ka kontrabandë, ka evazion dhe ky është shqetësimi im. Ky shqetësim është përsa kohë institucioni i doganave nuk më jep një analizë të plotë bindëse që i ka shterur të gjithë mundësitë e kontrabandës.

Roli i Crown Agents?

Cani: Roli i Croën Agents, ai ka qenë ndihmues, nuk ka bërë ai doganën. Marrëdhëniet me Croën Agents janë shumë të gjera. Janë marrëdhënie që kishin, që nga trajnimet, që nga riformatimet, që nga organikat, rregulloret edhe shkuaraja në terren. Na ka ndihmuar dhe kemi vlerësime për këtë punë të përbashkët.

Jeni të kënaqur prej tyre, ja vlejti bashkëpunimi?

Cani: Po ja vlejti

Do ta bënit prapë?

Cani: Kjo nuk do të vazhdojë më vitin tjetër. Nuk po ndahemi si armiq. Ne nuk i kemi mundësitë me si Qeveri. E kemi riorjentuar punën tonë tek platforma, tek sistemi dhe do i harxhojmë paratë dhe mundësitë tek kjo pjesë.

Nuk do të këtë një kompani gjeorgjiane që do të zëvendësojë britanikët?

Cani: Jo jo, deri tani jo. Këshilla mund të marrim nga gjithë globi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button