Lëvizja BESA: Spitali i Gostivarit me kushte mesjetare

“Për shkak të gjendjes së mjerueshme dhe mizore të spitalit “Ferid Muradi” në Gostivar, Lëvizja BESA – Gostivar e dënon ashpër mosinteresimin e partisë shqiptare në pushtet – BDI, duke theksuar se ky spital, përveç që e ka ofenduar rëndë emrin e patronit të saj – nobelistit të madh shqiptar Ferid Murati, ka krijuar një gjendje spitalore mesjetare, të cilën më së shumti e vuajnë pacientët e Gostivarit”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes Besa.

Sipas tyre sistemi shëndetësor në Maqedoni bën diferencim në aspektin e ndarjes së mjeteve financiare për teknologji dhe mirëmbajtje të objekteve, si dhe në aspekt të kapaciteteve njerëzore.

“Këto elemente shqetësuese për gostivarasit aq më shumë vijnë në shprehje me instalimin e sistemit të korrupsionit, ndërsa mbeturinat e hedhura gjithandej nëpër gjithë objektin, epruvetat, qeset e gjakut, gjilpërat, qentë endacakë dhe gjithçka tjetër që përbën shëmti të llojit, janë simptoma se në çfarë derexhe kancerogjene është spitali i Gostivarit”, reagojnë nga Lëvizja Besa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button