Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedonisë kryesisht do të jetë i ftohtë dhe me periudha të kohëpaskohshme të diellit, ndërkaq në vendet më të larta malore do të ketë mjegulla, njofton Portalb.

Mëngjesit do të jetë i ftohtë, ndërkaq më krahasim me dy-tre ditët e kaluara do të ketë temperaturat më të larta. Temperaturat minimale do të arrijnë deri më -6 gradë celsius në vendet më të larta  malore, ndërkaq në mbarë vendin do të lëvizin nga -4 deri më 0 gradë celsius.

Temperatura ditore priten që të jenë më të larta në krahasim me ditët e kaluara, gjegjësisht në vendet më të larta malore do të lëvizin nga 8 deri më 11 gradë celsius, ndërkaq në mbarë vendin pritet që të arrijë deri më 14 gradë celsius.

Shkupi do të ketë mot të ngjashëm, kryesisht me paraqitje të kohëpaskohshme të diellit. Temperaturat do të lëvizin nga -2 deri më 0 gradë celsius gjatë paradites, ndërkaq temperatura maksimale do të arrijë deri më 9 gradë celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button