Fundi apo fillimi i Gruevizmit?!

Nuk mban mend historia e Maqedonisë një fjalim politik me urrejtje ndaj të tjerëve sikur fjalimi i fundit i Nikolla Gruevskit, i cili publikisht ka shprehur emocionet e veta ndaj oponentëve politik dhe faktorit ndërkombëtarë. Kështu shprehen analistët për Portalb, në tentim për ta interpretuar fjalimin e fundit të ish kryeministrit Nikolla Gruevski.

Gruevski shprehu publikisht frikën e tij

“Fjala e fundit e Gruevskit ishte emocionale dhe fjalë e frikës së tij të brendshme që e ka për proceset që do të vijojnë. Ai me emocionet e veta të pakontrolluara shprehi një arrogancë të thellë dhe një kërcënim të gjithë faktorëve që nuk mendojnë si ai. Iu kërcënua faktorit ndërkombëtarë, iu kërcënuar oponentëve politik dhe kjo tregon një frikë. Mirëpo këtë e ka zgjedh si luftë të vetme që të pengojë proceset si puna e kryeprokurores speciale dhe punën e organeve tjera”, ka theksuar për Portalb analisti dhe ish diplomati Alajdin Demiri.

Sipas tij, gruevizmi asnjë efekt tjetër nuk do të arrij, ai vetëm ka prodhuar një ngarkesë më të madhe të bashkësisë ndërkombëtare mbi vete.

Profesori universitar Stevo Pendarovski mendon se fjalimi i fundit i Gruevskit është fjalimi më radikal politik në historinë e Maqedonisë.

“As një lider deri më tani nuk ka pasur kësi lloj retorike, në momente përplot me urrejtje ndaj oponentëve politik dhe ndaj faktorit ndërkombëtar. Kjo tregon se ai po e ndjen presionin nga opozita dhe ndërkombëtarët. Gruevski nuk po ndjehet komod, sepse për së pari herë gjatë 10 viteve nga qeverisja e tij ai nuk po mund të bëjë çka do vetë; duhet të bëjë konsensus, të dialogojë. Jo rastësisht ai nuk është paraqitur në asnjë duel politik.

Ai është mësuar vetëm të komandojë, thotë Pendarovski. “Për këtë arsye ai tani edhe publikisht shprehë urrejtjen dhe mllefin kundër opozitës dhe faktorëve ndërkombëtar”.

Gruevizmi ik me rënien e këtij regjimi

Pendarovski shton më tutje se gruevzimi nuk mund të ikë nga skena politike derisa në pushtet është ende aktiv Nikolla Gruevski.

“Emil Dimitriev është vetëm figurë. Fuqia politika është ende te Gruevski, ai vetëm formalisht ka vendosur person tjetër në funksionin e kryeministrit, i cili gjithashtu vjen nga partia e tij.Vetëm pas rënies së këtij regjimi mund të flasim për procesin e degruevizmit”, ka potencuar Pendarovski duke theksuar se nuk mund të presim që këto muaj derisa ai nuk është kryeministër, Gruevski të mos ketë ndikim në Qeveri dhe se gruevizmi do të bie.

Kujtojmë se ish kryeministri Nikolla Gruevski me fjalimin e tij të fundit ka alarmuar jo vetëm opinionin maqedonas por edhe atë ndërkombëtar, me ç’rast kishte edhe reagime nga delegacioni i BE-së në Shkup dhe nga lehtësuesi belg Piter Vanhojte./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button