Bëhet përurimi i impianteve fotovoltaike në Kërçovë

Në prani të përfaqësuesve të lartë ekonomik dhe politik, përfaqësuesit e “GerMaSolar Import Export DOO” së bashku me komunën e Kërçovës, ambasadën gjermane si dhe Agjencisë gjermane për energji “Dona”, solemnisht  dorëzuan impiantet e instaluara fotovoltaik në pullazet e ndërtesave të gjimnazit “Drita” dhe “Mirko Mileski”  në Kërçovë.

 
Me këtë rast kryetai i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, theksoi:  “Përdorimi i energjisë së rinovueshme edhe në Maqedoni është gjithmonë e më i rëndësishëm, sidomos, në aspekt të rritjes ekonomike dhe së bashku me atë edhe të rritjes së nevojës për rrymë elektrike e cila është urgjente”.

Nga ana e ambasadës gjermane, kjo u theksua edhe si “një tjetër gur në mozaikun e marrëdhënieve të mira ekonomike ndërmjet këtyre dy shteteve. “Dona”,  nënvizoi në veçanti pjesëmarrjen e saj në “programin e pullazeve diellore-dona”, në kuadër të iniciativës për eksportim të energjisë së rinovueshme. 

Pasi që bëhet fjalë për projektin e parë më të madh të impianteve fotovoltaik në Kërçovë, popullata e interesuar si edhe investitorët e ardhshëm u njoftuan nga afër, saktësisht si funksionon kjo teknikë, çfarë rendimentesh mund të arrihen nga dielli, nëse mund të arrihet një ri-investim, se sa është i komplikuar  procesi i marrjes së lejes dhe nëse ka garancion për afatin e produkteve
Lidhur me këtë teknologji të re për hapësirat e Kërçovës, dy partnerët drejtues të “GerMaSolar DOO, Axel Drefs” dhe Hamza Fetai iu përgjigjën pyetjeve të shtruara të të interesuarve.

Modulet fotovoltaik, të cilat janë të aplikuara në pilot projektin, janë prodhime gjermane dhe konkretizohen me një afat përdorimi prej mesatarisht mbi 30 vite, garancion të gjatë të prodhimit dhe në veçanti garancion për performancën e lartë, siç tha Karl B. Gerster, drejtor i GerMaSolar. Ai njëkohësisht sheh një potencial optimal në fazat e veçanta të miratimit, të cilat në të ardhmen duhet të karakterizohen me një korrigjim të ligjeve dhe me në pak burokraci. 

Duhet të theksohet se ky është investimi i parë nga ndonjë investitor ndërkombëtar, ndërkohë që Xhelal Purellku, nga EVN  Maqedonia ptencoi se “ekipet e e kësaj kompanie kanë bërë përgatitjet e duhura që këtë rrjet të prodhimit të energjisë ta kyçin në sistemin elektroenergjetik të Maqedonisë dhe kështu GerMaSlar do të jetë kontribues direkt në furnizimin me energji”. Udhëheqësit politikë dhe partnerët e projektit, u dakorduan se përfitimi i avancuar i energjisë solare me anë të impianteve fotovoltaik, nëpërmjet të teknologjisë së realizuar në Kërçovë do të ketë rëndësi afatgjate. 

Lajme të ngjashme

Back to top button