Derbi i takon Juves

Juventusi nuk e ka ndërmend të ndalet. Zonja e Vjetër ka regjistruar fitoren e 11’të me radhë pasi e mposhti Romën me rezultat minimal 1:0 në ‘Juventus Stadium’.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi sulmuesi Paulo Dybala në minutën e 77’të të ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje, Juventusi ngjitet në pozitën e dytë në tabelë me 45 pikë, dy më pak se Napoli që mban pozitën e parë.

Derisa Roma mbetet në pozitën e pestë në tabelë me 35 pikë, gjashtë pikë larg zonës së Championsit që e mban Fiorentina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button