SHBA: Samsung Galaxy S7 lansohet më 11 mars

Sipas një raporti të ri thuhet se më 11 mars do të bëhet lansimi zyrtar i Samsung Galaxy S7 në tregun më konkurrues të telefonave, SHBA.
Lajmi ka rrjedhur nga llogaria më e famshme për informacionet e hershme, përkatësisht nga Evan Blass (@evleaks), i cili zakonisht bën njoftime shumë të sakta për lansimet e pajisjeve të ndryshme mobile dhe jo vetëm.

Megjithatë, përpos kësaj date, Evan Blass nuk ka bërë të ditura detaje të tjera për modelin e ardhshëm të telefonit të Samsung, Galaxy S7.

Kësaj radhe ende nuk dihet koha e saktë e prezantimit nga ana e Samsung për modelin Samsung Galaxy S7, por pritjet janë që kjo të ndodhë para ose gjatë mbajtjes së Kongresit Botëror Mobil në Barcelonë, transmeton Telegrafi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button