Bundesliga, tronditen Schalke dhe Wolfsburgu

Werder Bremen realizoi surprizën e javës së 18-të të Bundesligës, duke fituar 3-1 me përmbysje përballë Schalkes. Vendasit e nisën në mënyrën më të mirë sfidën në Gelsenkirchen, në avantazh pas vetëm 4 minutave me golin me kokë të Joel Matip.

Me iluzionin e një fitore të thjeshtë, Schalke shpërdoroi shumë raste, ndërsa u ndëshkua përpara pushimit ndërmjet pjesëve. Fritz e festoi ndeshjen e 300-të në Bundesligë me golin e barazimit për Werder Breme, transmeton SS.

Miqtë kaluan në avantazh në të 55-ën, me një tjetër veteran, Claudio Pizarro, që shfrytëzoi harkimin e Fritz. Kapiteni i Werderit, që është në muajt e fundit të karrierës, ishte vendimtar edhe në golin e tretë, duke dhënë edhe asistin për golin e tretë nga Anthony Ujah. Me këtë sukses, ekipi nga Bremeni shkëputet me 4 pikë nga dy vendet e fundit në renditje, ndërsa Schalke dështoi të ngjitej në vendin e katërt.

Është mbyllur me fitoren 3-2 të Eintracht Frankfurt përballë Wolfsburg-ut sfida tjetër e së dielës. Ujqërit zhbllokuan shifrat me Danten në të 25-ën, ndërsa vendasit barazuan me Meier në minutën e 66-të.

Sulmuesi i dha avantazhin 2-1 Eintracht-it në të 73-ën, por gjashtë minuta më pas rezultati u kthye në barazpeshë me rrjetën e Schurrle. Goli i suksesit për ekipin nga Frankfurti erdhi në minutën e dytë shtesë. I papërmbajtshëm Alexander Meier, që shënuar rrjetën e tri pikëve për Eintracht-in, duke realizuar edhe tre golëshin personal të sfidës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button