Do të rivarrosen viktimat e dy Luftërave Botërore në Kërçovë

Komuna e Kërçovës ka mbështetur nismën për rivarrosjen e viktimave të Luftës Ballkanike dhe të dy Luftërave Botërore, tek kompleksi i varrezave. 

Këshilli ka mbështetur me shumicë votash nismën e tillë, duke u ofruar asistencë teknike por jo edhe financiare nismëtarëve për rivarrosjen e eshtrave, që aktualisht ndodhen në dy varrezat masive që u zbuluan kohë më parë. 

Nisma u kundërshtua nga deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, me argumentin se procedura e zhvarrosjes dhe e rivarrosjes ka shpenzime të papërballueshme. 

Por, kryetar i Këshillit Komunal, Qemal Aliu, ka sqaruar se Komuna nuk do të bëjë financimin por do ofrojë vetëm ndihmën teknike.

“Komuna nuk do të japë mjete për këtë nismë dhe nëse do të jepte do të ishit sigurisht të informuar për këtë. Ka njerëz që janë vërtet humanë dhe japin shumë të mëdha për këtë nismën, kurse një prej tyre jam dhe unë, që t’u ndihmoj këtyre viktimave të prehen aty ku e kanë vendin”, ka deklaruar Aliu.

Ai i ka vënë në dijeni këshilltarët se nisma do të realizohet me ndihmën e qytetarëve humanë. 
Eshtrat e viktimave do të rivarrosen me rite fetare.

Lajme të ngjashme

Back to top button