U zgjodh Qeveria e re kroate

Parlamenti kroat mbrëmë e miratoi Qeverinë e re, të përbërë nga koalicioni djathtist qendror dhe i kryesuar nga kryeministri Tihomir Oreshkoviq.

Kabineti i ri qeveritar e mori mbështetjen e 83 deputetëve nga gjithsejt 151.

uke e prezantuar programin e vet, Oreshkoviq theksoi se qëllim kryesor i Qeverisë së tij të re do të jetë përmirësimi i gjendjes ekonomike dhe sociale në Kroaci dhe rritja e standardit jetësor.

Detyrë kyçe e Qeverisë së re të vendit më të ri anëtar të BE-së do të jetë rritja e bruto prodhimit vendor për mbi tre për qind, ulja e borxhit shtetëror për më pak se 80 për qind nga BPV-ja deri në vitin 2020, ulja e deficitit buxhetor deri nën tre për qind nga BPV-ja deri vitin e ardhshëm, rritja e eksportit për 30 për qind, ulja e papunësisë nën 14 për qind dhe rritja e BPV-së për kokë banori deri 2.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button