Ja çfarë nota kishte presidentja Jahjaga në Gjimnaz (DITARI)

Njëshja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, plotë me njësha e ka pasur të mbushur ditarin e Gjimnazit. Në kulmin e të arriturave të saj politike, tani më së paku ajo do të dëshironte ta shihte ditarin e Gjimnazit ‘Sami Frashëri’ në periudhën 1989-1990, ku suksesi i saj në shkollë, e sidomos në gjysmë vjetorin e parë, ishte shumë i dobët, shkruan portali INFOKUSI.

Në disa lëndë ajo kishte përfunduar gjysmë vjetorin me disa nota të dobëta ‘njësha’, ndërsa në gjysmë vjetorin e dytë i kishte përmirësuar në të mjaftueshme.

Portali INFOKUSI ka arritur t’i siguroj disa foto të ditarit të Gjimnazit, ku presidentja aktuale e kishte përfunduar shkollimin.

Sipas këtyre dokumenteve, Jahjaga e kishte njësh të mbyllur në gjuhën serbo-kroate, ndonëse në biografinë  e saj shkruan se e zotëron mirë këtë gjuhë. Edhe në disa lëndë tjera, Jahjaga në gjysmë vjetorin e parë ka pasur nota të dobëta dhe të mjaftueshme(dysh), por në gjysmë vjetor kishte qenë më e suksesshme, duke marrë nota të mira(tresh) dhe në pak raste edhe nota shumë mirë(katër). Por, nga të gjitha notat, Jahjaga mund të mburret vetëm me notën e gjuhës shqipe ku ishte vlerësuar shkëlqyeshëm(pesë), pavarësisht se zotërimi i saj në të folur i shqipes le shumë për të dëshiruar.

Jahjaga është në fund të mandatit të saj pesë vjeçar si presidente e Republikës së Kosovës, ndërsa karrierën e saj e ka nisur në Shërbimin Policor të Kosovës e më pas ishte graduar edhe në hierarkinë e Policisë së Kosovës, ku kishte qenë zëvendëskomandante e Policisë.

Atifete-Jahjaga-1

Atifete-Jahjaga-2
Atifete-Jahjaga-3
ppppppp

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button