FMN: Inflacioni në Venezuelë këtë vit parashikohet mbi 700 përqind

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) shpalosi parashikimet e tij sipas të cilit inflacioni këtë vit në Venezuelë do të tejkalojë 700 perqind, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari i FMN-së, Alejandro Werner, në vrojtimin e shpalosur të premten theksoi se inflacioni në vendet e Amerikës së Jugut gjatë krizës së tyre ekonomike do të rritet për më shumë se dyfish në vitin 2016.

Sipas tij mund të arrijë madje 720 përqind. Venezuela tashmë tronditet nga shkalla më e lartë e inflacionit në botë, ndërsa FMN-ja vlerëson se vitin e kaluar ka qenë 275 përqind.

Werner thekson se kriza ekonomike në Venezuelë ka sjell mungesa të mëdha dhe ka krijuar humbje tragjike.

Javën e kaluar, Banka Qendrore e Venezuelës për herë të parë pas një viti publikoi të dhënat ekonomike. Të dhënat nga kjo bankë tregojnë inflacion të madh, i cili sipas tyre deri në shtator të vitit të kaluar arrinte 141.5 përqind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button