Moti sot në Maqedoni

Moti sot në mbarë vendin e Maqedonisë, kryesisht do të jetë i ftohtë, megjithatë për dallim nga ditët e kaluara sot nuk do të ketë mjegulla, përveç në vendet më të larta malore. Gjatë ditës, pritet që të ketë periudha të kohëpaskohshme të diellit, megjithatë temperaturat do të jenë prapë të ulëta, njofton Portalb.

Temperaturat e mëngjesit do të sillen nga -5 deri më -8 gradë celsius, ndërkaq të njëjtat në vendet më të larta malore do të arrijnë deri më -10 gradë celsius. Temperaturat ditore do të lëvizin nga 0 deri më 2 gradë celsius, ndërkaq në vendet më të larta malore nga -3 deri më 0 gradë celsius.

Shkupi do të ketë mot të ngjashëm, kryesisht ftohtë dhe me periudha të kohëpaskohshme të diellit. Temperaturat do të lëvizin na -5 deri më -7 gradë gjatë paradites, ndërkaq të njëjtat do të lëvizin nga-4 deri më 2 gradë celsius gjatë ditës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button