Plenumi i Profesorëve kundër hapjes së universiteteve të reja

Plenumi i Profesorëve reagon ndaj vendimit të Qeverisë për hapjen e universiteteve të reja, pasi Universitetit “Nënë Tereza” iu dha dritë jeshile nga Komisioni i Kuvendit për Arsim, Shkencë dhe Kulturë. Ata gjithashtu reagojnë ndaj propozim-ligjit nga Qeveria në Kuvend për themelimin e Universitetit të Mbrojtjes Kombëtare, Siguri dhe Paqe “Damjan Gruev” në Shkup, njofton Portalb.

“Plenumi i Profesorëve vlerëson se këto vendime të Qeverisë për themelimin e dy universiteteve të reja janë të gabuara, të dëmshme dhe seriozisht problematike. Vlerësojmë se këto vendime edhe më shumë e korporatizojnë arsimin e lartë. Me një fjalë me këto vendime, fitojmë përshtypjen se Qeveria e Maqedonisë bashkë me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës do që t’i prish universitetet e tanishme, institucionet arsimore të cilat me dekada kanë prodhuar kuadro kualitativ dhe ta prish traditën e vendosjes së standardeve të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë”, reagojnë nga Plenumi i Profesorëve.

Disa nga arsyet për shqetësimin e Plenumit të Profesorëve janë këto:

Maqedonia me gjithë ato borxhe nuk ka financa që t’i financojë 7 universitete shtetërore.

Në Maqedoni të gjithë, veçmas të rinjtë po dalin jashtë shtetit, nuk ka studentë të mjaftueshëm që të qëndrojnë në të gjitha universitetet.

Numri i Studentëve në Maqedoni është përfundimtar dhe i kufizuar. Shumë fakultete deri më tani nuk mundet t’i mbushin kuotat e regjistrimit.

Për momentin, Maqedonia- ka përafërsisht 2 milionë banorë – punojnë 23 universitete private dhe shtetërorë në të cilat janë 135 fakultete dhe 466 programe studimore. Me universitetet e reja numri do të arrijë në 140 fakultete dhe 480 programe studimore.

Plenumi i Profesorëve, kërkon anulimin e vendimit për themelimin e dy universiteteve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button