Messi letër tifozëve: Do të rikthehem, falenderoj të gjithë për mbështetjen

A do të rikthehet Lionel Messi në fushë, a do të jetë sërish ai si më parë? Këto janë disa prej pyetjeve që shqetësojnë të gjithë tifozët e argjentinasit.

Por vetë futbollisti ka dashur t’i qetësojë të gjithë duke lënë një mesazh në Facebook e duke postuar gjithashtu një letër falenderimi për të gjithë mbështetjen që ka marrë gjatë këtyre ditëve.

Argjentinasi garanton të gjithë tifozët e tij se do të riaftësohet plotësisht dhe brenda kohës së përcaktuar do të jetë sërish në fushë për të dhënë kontributin e tij për shokët e skuadrës te Barcelona dhe në përfaqësuese.

Gjithashtu Messi sic shihet dhe nga foto, ka shkruajtur dhe dy fjalë në një letër drejtuar të gjithë fansave të tij, duke i falenderuar për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë këto ditë duke theksuar se do të bëjë maksimumin që të kënaqë sërish ata me futbollin e tij.

Mesi u dëmtua në ndeshjen me Betisin në fundjavë dhe pritet të rikthehet në fushë në fillim të muajit Janar.

Lajme të ngjashme

Back to top button