Bratushek: Sllovenia do ta mbështes Maqedoninë në rrugën drejt BE-së

Maqedonia ka siguruar mbështetjen sllovene në procesin e integrimit në BE. 

Kryeministri Nikola Gruevski, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në shtetin slloven, ka marrë garancitë e homologes Alenka Bratushenk, se Sllovenia do të mbështesë në të gjitha fazat e integrimit Maqedoninë, por jo vetëm. 

Duke iu falënderuar për mbështetjen, kryeministri ka vlerësuar Slloveninë si një mbështetëse e sinqertë në integrimet euroatlantike por dhe në realizimin e reformave në këtë plan. 

“Shpreha falënderimet e mia për angazhimin dhe mbështetjen që marrim nga Sllovenia në aspekt të integrimit evropian dhe euroatlantik të vendit. Në këtë plan, ripohova se qëllimi ynë primar është anëtarësimi në BE dhe në NATO, si përcaktime themelore, gjë e cila provohet me pesë rekomandimet e deritashme të KE-së për fillimin e negociatave për anëtarësim”, ka deklaruar kryeministri.

Ai ka risjellë në vëmendje edhe kontestin e emrit me Greqinë, si një pengesë reale për procesin e integrimit.

Dy kryeministrat janë dakorduar gjithashtu për thellimin e bashkëpunimit të deritanishëm, të vlerësuar si të shkëlqyeshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button