Strugë, ja si do të duket hapësira e re rreth përmendores (FOTO)

Hapësira e harruar e përmendores në qendër të qytetit më në fund do të ndryshojë Komuna e Strugës fillon me zbatimin e projektit ‘’ Renovimi i Hapësirës së Përmendores’’.

Me mjetet e veta të dedikuara, në shumën prej rreth 2 milionë denarësh (ku përfshihet dhe TVSH) do të realizohet renovimi i hapësirave përreth përmendores në sheshin e qytetit. Konkretisht, parashikohet ulja e platformës së betonit , formimi i rrugëve për këmbësore, ku do të lidhet me sheshin dhe bulevardin nga ana tjetër, formësimi shkallëve dhe sipërfaqeve të reja duke përfshirë dhe hapësirat e reja të gjelbërimit .

Me një fjalë hapësirat përreth përmendores do të shndërrohen në një hapësirë të re atraktive dhe relaksuese.

12495218_928475033909308_5913949743684213306_n 12548911_928475100575968_2464136123732649890_n

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button