Novakovski: Për arsye të panjohura KSHZ vonon pastrimin e Listës Zgjedhore

Përkundër ngushtimit të afatit kohor, KSHZ-ja edhe sot nuk ka filluar procesin për pastrimin e listës zgjedhore. Për ish kryetarin e KSHZ-së Novakovski, zvarritja e punimeve është e pakuptimtë. Ai madje vlerëson se ky Institucion duhet të bëjë publike metodologjinë e punës për pastrimin e listës, njofton Alsat M.

“Vlerësoj se KSHZ-ja, nuk e di se për çfarë arsyesh, vonon me të gjithë përgatitjet. Ai është trup profesional dhe duhet të punojë në kontinuitet. KSHZ-ja duhet të dilte me deklaratë, pavarësisht nëse dikush mendon ndryshe, aty vendos shumica, të dalë me vendim dhe të thotë, gjendja e listës së zgjedhësve është kështu dhe këto afate ne nuk mund t’i ruajmë, kërkojmë nga liderët e partive politike që këtë ta kenë parasysh”, deklaroi Aleksandar Novakovski, ish kryetar i KSHZ-së.

Lexo më shumë: Lista zgjedhore, dilemat rreth saj, a mund dhe pse duhet të pastrohet?!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button