Vuçiq: Rezultatet e zgjedhjeve grusht i rëndë për Thaçin

Nënkryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se shteti ka dërguar mesazh plotësisht të qartë kur u ka bërë thrirje serbëve të dalin në zgjedhjet (lokale) në Kosovë dhe ka vlerësuaar se rezultatet e zgjedhjeve janë grusht i rënd për kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një intrevistë për Televizionin “B92”, Vuçiq ka thënë se në Leposaviq ka dal gati numër i njëjtë i votuesve sikur që ka qenë në zgjedhjet parlamentare e presidenciale (serbe), e ngjashëm edhe në Zubin Potok dhe Zveçan, por problem ka qenë Mitrovica veriore duke nënvizuar se ”ne nuk e detyrojmë askënd a as që do ta bëjmë këtë që të dal në zgjedhje”.

Ai ka vu në dukje se shteti i respekton serbët në Kosovë dhe është shumë me rëndësi që edhe ata ta respektojnë shtetin e vet (Serbinë) pa të cilin “ nuk kanë kurrfarë shansi.

“Është me rëndësi për ju, është me rëndësi për ne, por para se gjithash me rëndësi për ju”, ka thënë Vuçiq dhe ka nënvizuar se janë shënuar rezultate të mëdha dhe se në jug të Ibrit në zgjedhje kanë dalë 30.868 serbë.

Sipas fjalëve të tij me rëndësi është Mitrovica veriore për popullin serbë në Kosovë, por ata janë që duhet ta marrin vendimin përfundimtar.

Ai ka vlerësuar se Thaçi absolutisht ka humbur, se qëllimi ka qenë që të mos formohet Bashkësia e Komunave Serbe (BKS) me idenë që zgjedhjet të dështojnë në katër komunat veriore dhe në dy në jug të Ibrit.

”Dhe tash kur projekti ka dështuar kemi nëntë komuna serbe kurse për të dhjetën (Gorën) ende do të shihet”, ka shtuar ai. Vuçiq ka tërhequr vërejtjen se mbetet problem në qoftë se kyetar i Mitrovicës do të jetë Agim Deva ose Adrijana Hoxhiq.

Sikurse ka sqaruar, se dikush e ka menduar që nëse ndonjëri nga ata fiton të mos lejohet të marrë detyrën me çka do të futeshim në konflikte. “Neve nuk ka nevojiten konfliktet, veç paqja e puna dhe marrja me ekonomi, ekonomi, ekonomi”, ka thënë Vuçiq dhe ka pranuar se ka gabuar që para zgejdhjeve të 3 nëntorit nuk ka shkuar për vizitë në Mitrovicën veriore.(RTK) 

Lajme të ngjashme

Back to top button